Mundësi për të ardhmen e afërt dhe investime për atë të largët. Juventusi i afrohet merkatos së janarit me dy mendime. Një sy shikon të tashmen dhe mundësinë e përforcimit me synimin për kampionatin. Ndërsa tjetri fokusohet te talentet nëpër Evropë. Giorgi Sudakov (Shakhtar Donetsk, opsioni i parë nëse nuk arrihet Berardi) dhe Kuadio Kone (Gladbah, alternativë e Filipsit të Sititi), mund të jenë të mirë në të gjitha rastet, por ata nuk janë të vetmit nën 23 vjeç që kanë përfunduar në radarin e bardhezinjve.
Drejtuesit e klubit, në fakt, kanë ngritur antenat e tyre në kampionatet e Europës Veriore, veçanërisht në atë danez. Drejtorit teknik, Kristiano Xhuntoli, nuk i ka shpëtuar cilësia e Roni Bardxhi, 18-vjeçari i Kopenhagenit. Xhevahiri suedez tashmë është monitoruar disa herë dhe dje në Mynih, ka pasur disa emisarë të “zonjës” për të ndjekur BajernKopenhagen në Champions. Bardxhi, i cili mbushi 18 vjeç dy javë më parë, ka grumbulluar 52 minuta në Kupë, duke përfshirë firmën e tij në ndeshjen e përfunduar 4-3, kundër Mançester Junajtidit.
BASHKËKOMBËS I DV9 – Në selinë e Juves nuk duken të pandjeshëm edhe ndaj golave të një bashkatdhetari të ri të Dushan Vlahoviçit. Bëhet fjalë për Jovan Mijatoviç që luan për Crvena Zvezdën. Serbi është vetëm 18 vjeç (i lindur në 2005 si Bardxhi), por edhe ai tashmë ka luajtur në Champions. Shfaqje që nuk kaluan pa u vënë re në Torinon bardhezi, ku kërkohen gjithmonë goditje të reja cilësore. Më mirë nëse me kosto të ulët, fjala kyçe e kursit që filloi në verë me ardhjen e Xhuntolit.
TË TJERËT — Në mesin e talenteve sllave të vëzhguara është edhe Vasilije Axhiç, e cila është një vit më e vogël se Mijatoviç dhe Bardxhi. Pak mesfushor cilësor dhe pak fantazist në Mal të Z, tashmë e kanë riemëruar atë si një trashëgimtar potencial – dhe të ardhshëm – të njëfarë Kevin de Bryjne. Juventusi e ka ndjekur gjithashtu në disa ndeshje me përshtypje më shumë se pozitive.
Problemi përfaqësohet nga konkurrenca pasi disa klube të mëdha, që e kanë rritur presionin ndaj bashkëkombësit Saviçeviçit dhe të Vuçiniçit, i cili është një pikë fikse në ekipin U21 të Malit të Zi. Histori e ngjashme për Asan Uedraogon, mesfushori 17-vjeçar i Shalke 04, për të cilin Juventusi është vigjilent për qershorin, por i interesuar është edhe Interi, ndërkohë që Milani qëndron në pozita më të favorshme për ta marrë në skuadër.
PANORAMASPORT.AL