• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjykata refuzon kërkesën e “Zonjës”, plusvalencat vendosen në vjeshtë

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja për hetimet paraprake në Romë, Ana Maria Gavoni, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për të anuluar (për shkak të një shkeljeje proceduriale) rinisjen e gjykimit ndaj Juventusit dhe disa prej ish-drejtuesve të saj, përfshirë Andrea Anjelin, Nedvedin, Arivabenen dhe Paratiçin, të akuzuar për manipulim tregu, falsifikim bilanci dhe fatura të rreme, në lidhje me çështjen e plusvalencave dhe manovrave të pagave gjatë pandemisë së vitit 2020.

directiva-juventus-fc_4_641x361

Avokatët e Juventusit kishin theksuar dy shkelje proceduriale. Njëra lidhej me sekuestrimin e materialit informatik në vitin 2021 dhe tjetra me faktin që nuk ishte përzgjedhur vetëm materiali i lidhur me çështjen (ishin marrë edhe të dhëna të ndjeshme dhe të mbrojtura nga privatësia). Por, sipas gjykatëses, gjithçka është zhvilluar siç duhet, ndaj kërkesa është shpallur e papranueshme.

Procesi, pra, vazhdon me seancën paraprake, e cila, për shkak të numrit të madh të palëve të përfshira, nuk ka përfunduar ende. Seanca e radhës është caktuar më 19 maj, por me shumë gjasë do të nevojitet edhe një tjetër, ndoshta në qershor, përpara se Gjyqtarja të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe, si rrjedhojë, të hapet procesi gjyqësor i mirëfilltë.

Sipas “Tuttosport”, procesi nuk pritet të nisë përpara vjeshtës, tashmë tre vjet pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Torinos, hetime që më pas u transferuan në Romë nga Gjykata e Kasacionit, për shkak të moskompetencës territoriale të Torinos.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lyoni barazon gjithçka ndaj Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.