• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Gjyqi i sportiv shekullit’, vendimi pas disa muajsh, dënimi i rëndë që mund të marrë Man. City

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatët e Premier League-s dhe të Manchester City-it thuhet se kanë paraqitur argumentet përfundimtare javën e kaluar para komisionit të pavarur që po shqyrton akuzat ndaj klubit anglez, raportoi të hënën gazeta ‘Daily Mail’.

Kjo betejë juridike nisi më 16 shtator në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Londër dhe përfundoi të premten e kaluar, sipas këtij burimi, pas javësh procesi që është zhvilluar me në mënyrë sekrete.

Tani, tre anëtarët e panelit të pavarur do të shqyrtojnë argumentet e të dyja palëve përpara se të japin verdiktin, i cili nuk pritet të bëhet publik brenda disa muash.

Premier League, e cila organizon kampionatin më të ndjekur të futbollit në botë, pretendon se Manchester City ka shkelur qëllimisht rregullat financiare të vendosura midis viteve 2009 dhe 2018 për të fryrë ambiciet sportive.

Gjatë kësaj periudhe, “Citizens” fituan tri herë kampionatin. Përveç kësaj, ata grumbulluan trofe të shumtë në vitet pasuese, si në Angli ashtu edhe në Evropë, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Numri i akuzave ndaj klubit (115 gjithsej) dhe profili i të akuzuarit, kampion i katërfishtë në fuqi i Anglisë, përbëjnë elemente të paprecedenta dhe spektakolare për atë që media e ka quajtur “procesi sportiv i shekullit”.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Manchester City-it, në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk kanë reshtur së këmbënguluri për pafajësinë e tyre. Megjithatë, skuadra shpesh përballet me tallje dhe ofendime nga tifozët e ekipeve rivale, të bindur se “Citizens” janë fajtorë për mashtrim.

Nëse klubi shpallet fajtor, mund të përballet me një ndëshkim të rëndë, si heqja e pikëve, gjë që mund të çojë klubin në rënie në kategoritë më të ulëta.

Next Post

Ish-lojtari i Liverpoolit e këshillon Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.