Thursday, 19. March 2026
Sport

Gjyqtare femër nga Kosova asistente në ndeshjet e UEFA Conference League

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Të enjtën zhvillohet ndeshja mes Gent dhe Zilina e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në këtë takim gjyqtarë kryesor do të jenë nga Kosova, përfshi këtu edhe si asistene një femër, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për Lumturie Muhadri, e cila do të jetë asistente së bashku me Granit Hysenin, kurse gjyqtari kryesor Visar Kastrati.

Gjyqtar i katërt në këtë takim që luhet në stadiumin “KAA Gent” do të jetë Ilir Mehmeti.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjtën nga ora 20:00./Lajmi.net/

  


Teilen: