Thursday, 21. May 2026
Sport

Gjyqtarë holandez për duelin Kosovë – Islandë

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e parë e play-offit të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Islandës, do të drejtohet nga gjyqtarë holandez.

UEFA ka bërë të ditur se gjyqtar kryesor i këtij dueli, do të jetë Serdar Gozubuyuk, i cili do të asistohet nga Erwin Zeinstra e Patrick Inia.

Gjyqtarë i katërt i këtij takimi do të jetë Joey Kooij, ndërsa në VAR dhe AVAR, do të jenë Erwin Blank përkatësisht Clay Ruperti.

Përballja e parë ndërmjet Kosovës dhe Islandës, luhet të enjten prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tri ditë më vonë, do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Spanjë, ku Islanda do të jetë nikoqire dhe në të cilën do të vendoset se cila prej kombëtareve do të jetë pjesë e Ligës B, e cila pjesë e Ligës C të Ligës së Kombeve.

Teilen: