• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtarë kosovar në duelet e garave të UEFA-s

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarëve nga Kosova i është besuar ndarja e drejtësisë në dy ndeshje të futbollit në kuadër të kualifikimeve në garat e UEFA-s.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndeshjet që do të drejtojnë gjyqtarët kosovar i takojnë rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor në duelin që luhet ndërmjet Zurichut dhe Shelbournet në Zvicër. Kastrati do të asistohet nga Granit Hyseni e Besnik Morina kurse gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që luhet në Çeki dhe ku do të përballen Banik Ostrava dhe Urartu, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu.

Lumturie Muhadri e Arbnor Bullatovci do të jenë asistentë, ndërsa gjyqtar i katërt është Alban Shala.

Të dyja këto ndeshje do të luhen të enjten dhe do të nisin në orën 19:00.

Next Post

Delegacioni izraelit do të ruhet gjatë gjithë kohës nga forcat speciale gjatë Lojërave Olimpike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.