Sunday, 12. April 2026
Sport

Gjyqtarë nga Franca për ndeshjen Slloveni – Kosovë

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, do të luhet ndeshja Slloveni – Kosovë, e cila i takon Grupit B kualifikues për Botërorin 2026.

Për këtë përballje të rëndësishme dhe po ashtu vendimtare, UEFA tashmë ka caktuar zyrtarët e ndeshjes, të cilët do ta ndajnë drejtësinë, ku në mesin e tyre do të jetë edhe një femër.

Bëhet fjalë për arbitra nga Franca, ku në krye të tyre do të jetë Clement Turpin, si gjyqtarë kryesor i takimit.

Ndihmës të Turpinit, të cilët do t’i asistojnë janë Nicolas Danos e Benjamin Pages, ndërsa Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt.

Në dhomën e VAR-it., Jerome Brisard do të jetë kryesori kurse do të asistohet nga Jeremie Pignard, i cili është në AVAR.

Teilen: