Sunday, 12. April 2026
Sport

Gjyqtarë nga Shqipëria në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari nga Shqipëria, Juxhin Xhaja do të arbitrojë të shtunën ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Bëhet fjalë për sfidën mes Lihtenshtejnit dhe Uellsit që zhvillohet në orën 18:00.

Dy asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo ndërsa arbitër i katërt është përzgjedhur Jorgji.

Në VAR do të jetë greku Angelos Evangelou ndërsa në AVAR, Kreshnik Barjamaj.

Teilen: