Sunday, 15. March 2026
Sport

Gjyqtare shqiptare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave

GS 13/09/2024 1 Min. Lesezeit

Katër gjyqtare shqiptare janë përzgjedhur për ndeshjen e UEFA Champions League për femra mes Sportingut të Lisbonës dhe Real Madridit.

Bëhet fjalë për gjyqtaren kryesore, Emanuela Rusta, dhe treshja e saj, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtaret shqiptare ndajnë drejtësinë në ndonjë ndeshje të madhe në garat e UEFA-s.

Ndeshja midis Sportingut dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve zhvillohet më datën 19 shtator (e enjte).

Teilen: