Edhe një sezon do të nis për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova.
Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League, ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C.
Asistentët e tij do të jenë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci ndërsa Valon Bajgora si gjyqtar i katërt e Genc Nuza do të jetë në AVAR.
Ndeshja mes CSKA Sofia dhe Derry Cityt zhvillohet të enjten më 9 korrik.
Teilen: