Monday, 23. March 2026
Sport

Gjyqtarët kosovarë drejtojnë një tjetër ndeshje në Conference League

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari kosovar, Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League.

Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe.

  

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00. Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala./Lajmi.net/

  

  


Teilen: