Sunday, 12. April 2026
Sport

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit drejtojnë ndeshje evropiane

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane fundjavën e kaluar.

Dyshja prishtinase ishte e deleguar në Qipro ku u takuan skuadrat Cyview Latsia Nicosia dhe skuadra nga Malta, Swieqi Phoeniz.

  

Ndeshjet i takuan raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Skuadra nga Malta e fitoi 35:29 ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 33:33.

Xhema e Jahja do të kenë angazhim evropian edhe javën e ardhshme.

Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, në Trogir të Kroacisë takohen Trogiri dhe H71 nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë është më 11 tetor, ndërsa e dyta më 13 tetor.

Të dy ndeshjet i drejtojnë gjyqtarët kosovarë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: