Sunday, 22. March 2026
Sport

Gjyqtarët nga Kosova udhëtojnë në Rumani, kjo është ndeshja që iu besua në UEFA Conference League

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Gjatë javës së ardhshme zhvillohet raundi tjetër i kualifikimeve në UEFA Conference League për sezonin e ri 2023/24.

Gjyqtarët nga Kosova janë deleguar për ndeshjen në Rumani mes Sepsi Sfantu Gheorghe dhe Aktobe nga Kazakistani, shkruan Lajmi.net

Në këtë ndeshje gjyqtar kryesor do të jetë, Visar Kastrati me ndihmësit e tij, Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri.

Kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjtën në ora 19:00 në stadiumin “Arena Sepsi Osk”./Lajmi.net/

  


Teilen: