Thursday, 19. March 2026
Sport

Gjyqtarëve kosovarë i besohet ndeshja Luzern – Djurgarden

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Katër gjyqtarë nga Kosova do të udhëtojnë në Zvicër për ta gjykuar ndeshjen kthyese mes Luzern dhe Djurgarden, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në këtë përballje që zhvillohet më tre gusht nga ora 20 e 45, shkruan Lajmi.net

Dy gjyqtarët anësor do të jenë: Bujar Selimaj dhe Arbnor Bullatovci.

Kurse gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Luzern dhe Djurgarden kishte përfunduar me fitore të ekipit nga Zvicra me rezultatin 2 me 1./Lajmi.net/

  


Teilen: