Sunday, 16. August 2026
Sport

Gjyqtari Bajgora drejton derbin e Superligës

GS 03/10/2024 2 Min. Lesezeit

Valon Bajgora do të jetë gjyqtar kryesor në derbin e xhiros së 8-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Ballkanit që luhet të dielën në Podujevë.

Të enjten është tërhequr shorti për zyrtarët e pesë ndeshjeve të elitës së futbollit kosovar që do të luhen përgjatë tri ditëve.

Gjyqtari Bajgora në duelin Llapi – Ballkani, do të ndihmohet nga asistentët Bekim Rama e Enis Bejtullahu kurse gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Të dielën luhet edhe ndeshja Suhareka – Malisheva, ku gjyqtar kryesor është Genc Nuza me asistentët Bujar Selimaj e Kastriot Peci derisa i katërti do të jetë Isak Ceroviku.

Derbi i Anamoravës, Drita – Gjilani i është besuar Mervan Bejtullahut me asistentët Besnik Morina e Hekuran Osmani, si dhe Erdall Zasellën si gjyqtar i katërt.

Kjo përballje luhet të shtunën sikurse edhe Prishtina – Feronikeli ’74, ku zyrtarë të ndeshjes janë Ilir Mehmeti, Arbnor Bullatovci, Drilon Rexhepi dhe Vigan Ibërdemaj.

Dueli Ferizaj – Dukagjini, që luhet të premten do të drejtohet nga treshja Mentor Ajeti, Fatmir Sekiraqa e Fatlum Jashari kurse gjyqtar i katërt do të jetë Egzon Dakaj.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës startojnë në orën 15:00.

Teilen: