• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtari i Serie A bën akuza të rënda

23/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Akuzat e një gjyqtari të Serisë A për problemet e arbitrimit në Itali po bëjnë xhiron e rrjetit. Gjyqtari, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka lëshuar disa akuza shumë të rënda në emisionin “Le Iene” të “Italia 1”, duke pretenduar se po merren vendime të pakuptimta edhe për ngjarje të ngjashme.

“Ajo që vendoset në fushë dhe ndërhyrja e VAR-it gjatë ndeshjeve nuk ndjek gjithmonë një kriter homogjen. Ndonjëherë VAR-i ndërhyn për të korrigjuar një vendim, ndonjëherë nuk ndërhyn, edhe kur episodet janë shumë të ngjashme, pothuajse identike, me njëri-tjetrin.

Për shembull: penalltia e paakorduar për Milanin në Milan-Roma, në të cilën VAR nuk ndërhyri dhe penalltia e dhënë për Interin në Inter-Lacio, ku ndërhyri VAR. Por jo vetëm kaq: ndonjëherë zgjedhja e imazheve për të justifikuar një vendim nuk na bindin as ne profesionistët.

Pastaj ke ndjesinë se disa arbitra janë të mbrojtur, si në notën që i vendosin në fund të ndeshjes, ashtu edhe në shpjegimin e dhënë nga CAN, komisioni kombëtar i arbitrave, për disa episode të diskutueshme.

Pse ndodh diçka e tillë? Pse disa raste thirren në VAR e disa jo? A ndryshon ndonjë gjë në notat që marrin dhe në renditjen e tyre të fundvitit?

Të mos flasim për një komplot dhe skuadrat nuk kanë lidhje me të, le të flasim për çështjen e arbitrimit. Ka gjyqtarë që janë më të mbrojtur dhe më pak të thirrur në VAR”, shpjegoi ai gjatë intervistës së tij.

Next Post

LIVE ÇELSI-MIDËLLSBROU/ Blutë të papërmbajtshëm, shpartallojnë me 6 gola skuadrën e Majkëll Kerrik (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.