Skuadra e Mallorcas mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Cadiz me rezultatin minimal 1 me 0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti gjithë ndeshjen dhe bëri një paraqitje tejet pozitive, shkruan Lajmi.net
Ekipi spanjoll përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video, ku gjyqtari jep sinjal për përfundimin e ndeshjes dhe të gjithë lojtarët shkojnë e përqafojnë “piratin” kosovar.
Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi spanjoll, Maffeo./Lajmi.net/
🪄 Mágico. pic.twitter.com/j4yegJpnI3
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) May 13, 2023