• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtari Mervan Bejtullahu i pranon gabimet, kërkon falje publike

24/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i shumëpërfolur i futbollit, Mervan Bejtullahu është kritikuar edhe në fundjavën që shkoi pasi e drejtoi ndeshjen mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Në bazë të analizave të ekspertëve të referimit u konstatua se ai e dëmtoi dy herë Gjilanin duke mos akorduar penallti në dobi të këtij ekipi.

Dhe, përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejtullahu sot i ka pranuar gabimet dhe ka kërkuar falje publike.

Ai një pjesë të fajit ia hodhi edhe sistemit VAR, i cili nuk e ka thirr për t’i shikuar këto raste diskutabile, por që thotë se ky fakt nuk e justifikon gabimin e tij.

Bejtullahu i ka kërkuar falje klubit të futbollit Gjilani dhe tifozëve gjilanas, duke insistuar se gabimet kanë qenë të paqëllimshme.

Ai zotohet se do të mundohet që ta kryejë me nder dhe me korrektësi punën e referit në të ardhmen.

Gjyqtari Bejtullahu ka qenë i përfolur dhe më i kritikuari në të kaluarën për vendimet kontroverse. 

Next Post

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.