Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë – Francë!
UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen Spanjë-Francë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.
Sfida Spanjë-Francë i është besuar gjyqtarit slloven Slavko Vinçiç.
Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomazh Klančnik dhe Andraç Kovaçiç.
Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kruzhliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazoviq.