• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtari turk thyen heshtjen

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i Superligës turke, Halil Umut Meler, ka folur për herë të parë që kur u godit me grusht në fytyrë nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca.

Meler është liruar nga spitali pas tre ditësh ku po trajtohej për një frakturë syri pasi u sulmua nga presidenti i Ankaragucu, Koca, pas ndeshjes së ekipit të tij kundër Caykur Rizespor.

Ai u godit me grusht në fytyrë dhe më pas u godit me shkelma në të gjithë trupin, ndërsa ishte shtrirë në fushë në fund të lojës.

Megjithatë, 37-vjeçari konfirmoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe informoi se ka qenë në kontakt me UEFA-n për incidentin.

“Nuk kam asnjë problem me shëndetin tim. Më kanë thirrur nga UEFA. Nuk ka asnjë situatë për momentin, gjithçka është e mundur. Unë dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të pushoj”, ka thënë Meler për gazetarët.

“Ai është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai do të ketë kontrollin tjetër kudo që të shkojë. Ai nuk ka asnjë problem përveç një ënjtjeje të vogël nën sy. Ne vendosem një mbajtëse të qafës për qëllime paraprake.

Thyerja e mollëzës do të shërohet me kohë, gjithsesi ishte një frakturë e vogël. Nuk ka më gjakderdhje”, ka thënë kryemjeku i spitalit të Ankarasë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e dënoi incidentin duke e cilësuar si “krejtësisht të papranueshëm”, ndërsa shkelësi Koca u mbrojt, duke sugjeruar se Meler “e hodhi veten në tokë”.

Superliga e Turqisë u shty për një kohë të pacaktuar pas sulmit, por federata ka zbuluar se ndeshjet do të rikthehen më 19 dhjetor pas një pauze të shkurtër prej një jave.

Next Post

“Mbrëmje e vështirë, do tentojmë të fitojmë trofeun”, Leao analizon eliminimin: Na intereson Liga e Europës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.