Thursday, 26. November 2026
Sport

Gjyqtari zëvendësohet në pushim në Ligën e Kampionëve të Azisë, dyshohet se ishte i dehur

GS 26/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Al Jaziras nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gol Goharit nga Irani, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë 2.

Gjyqtari sirian Hanna Hattab u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, pasi skuadra iraniane e akuzoi se po e drejtonte ndeshjen nën ndikimin e alkoolit.

Situata u tensionua sidomos në minutën e 32-të, kur arbitri ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras, Ersin Destanoglu, pas një aksioni që shkaktoi konfuzion.

Gol Gohari kërcënoi se nuk do të rikthehej në fushë për pjesën e dytë nëse gjyqtari vazhdonte të drejtonte takimin. Pas protestave, u vendos që arbitri i katërt ta zëvendësonte Hattabin.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se gjyqtari sirian ishte nën ndikimin e alkoolit dhe as nuk është bërë e ditur nëse ndaj tij do të ketë masa disiplinore.

Teilen: