• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Gladiatori” Granit Xhaka/ Shqiptaro-zvicerani i dyti më luftarak në ekip, kapiteni i Zvicrës fitoi 277 dyluftime vitin 2024

29/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dihej që më parë se çfarë përfaqësonte ky futbollist.

Granit Xhaka është simbol i lojës së fortë, dhe këtë e konfirmoi edhe këtë vit në Leverkusen.

Mesfushori me origjinë shqiptare nga Kosova ka dalë i dyti në renditjen e lojtarëve të Bajerit për numrin e dyluftimeve të fituara.

Xhaka ka realizuar 277 ndërhyrje fituese për top, duke ndaluar kundërshtarët, dhe lihet prapa vetëm nga ai që cilësohet si ylli kryesor i ekipit.

Sulmuesi Florian Virc ka arritur deri në 371 ndërhyrje fituese për top, ndërsa Graniti ka mposhtur konkurrencën e Tapsobës, Hinkapisë dhe Grimaldos.

Kapiteni i Zvicrës kishte një nga meritat kryesore që Leverkuseni fitoi Bundesligën sezonin e kaluar, dhe po ashtu Kupën e Gjermanisë, si dhe arriti finalen e Ligës së Europës.

Po ashtu, ai po vazhdon të luajë në nivele të larta këtë edicion me 2 gola e 5 asistë në 15 ndeshje në kampionat, ndërsa ka marrë vetëm një karton të verdhë pavarësisht stilit agresiv të lojës.

Me kontributin e 32-vjeçarit, Leverkusen shpreson ta fitojë sërish titullin kampion, ndërsa i është afruar Bajernit pas një nisjeje të vështirë të sezonit. /abcnews.al

Next Post

Asllani është e ardhmja/ Calhanoglu lavde për shqiptarin e ri: Kristian, pasardhësi im me fanellën “zikaltër”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.