Sunday, 8. March 2026
Sport

“Glazers jashtë”, tifozët e United bllokuan “Old Trafford”

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Pak çaste pas zbulimit të fanellës së re të Manchester United, tifozët e Djajve të Kuq bllokuan hyrjen e Old Trafford, duke brohoritur parulla kundër Glazer  dhe duke kërkuar të largohen nga klubi.

Tifozët “ngrenë” pankarta dhe brohoritën kundër drejtuesve, të cilët prej muajsh kanë negociuar shitjen e klubit.

Manchester United pak orë më parë prezantoi fanellën e parë të sezonit të ri, ndonëse fanella ishte e njohur që nga e shtuna kur reperi Aitch, i cili është fans i “djajve të kuq”, e kishte veshur në koncertin e tij. /G.D abcnews.al/

Teilen: