Friday, 15. May 2026
Sport

Gleison Bremer si Xhorxho Kielini, braziliani me kokën e fashuar i shkruan mbrojtësit italian:Më fal që të mora këtë stil borxh

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

 

Gleison Bremer si Xhorxho Kielini. Dhe jo vetëm për ndërhyrjet difensive që bëri në fushë.

bremer

Braziliani i Juventus, i shpallur edhe “Njeriu i ndeshjes”, në derbi e mbylli takimin me Torinon i fashuar në kokë dhe me një manikotë në fytyrë, duke kujtuar shumë pamjet e shpeshta të Xhorxho Kielinit, i cili kur ishte puna për të luftuar, nuk tërhiqej edhe sikur të dëmtohej rëndë.

Dhe duke parë pamjen e tij edhe Bremer nuk ka dashur që të humbë rastin dhe të thërrasë në apel Kielinin nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, duke postuar fotot të tij nën fjalët: “Xhorxho Kielini, më fal që të mora këtë stil borxh”, “nënshkruante” Bremer, një koment i cili shkaktoi shumë të qeshura në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: