• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gliha bëhet “analist” pas largimit nga Kosova, tani analizon kampionatin kroat dhe kombëtaren e Kroacisë për Euro 2024

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Primoz Gliha, ish-futbollisti slloven dhe së fundmi trajner i Përfaqësueses së Kosovës, ka vazhduar me deklarata dhe analiza të tij për kampionatet në Ballkan dhe jo vetëm.

Tekniku slloven ka qenë i ftuar së fundmi në një program televiziv kroat, në të cilën ai u pyet për shumëçka rreth futbollit atje dhe kombëtaren e Kroacisë që në Evropian ndan të njëjtin grup me Shqipërinë, përcjell lajmi.net.

Gliha po ashtu tha se pret një paraqitje të mirë nga Sllovenia në Euro 2024, si dhe komentoi se si e sheh Kroacinë nën drejtimin e Zlatko Daliq.

“Rezultatet në vazhdimësi thonë gjithçka, dhe ju kroatët keni një notë pozitive sepse gjithmonë dëshironi më shumë, më shumë dhe më shumë”, tha ai për Studio 4.

Gliha ka qenë anëtar i Dinamos në fillim të viteve ’90 dhe ka komentuar gjendjen e stadiumit “Maksimir” në Zagreb. Ai tha se atëherë “Maksimir” ishte në gjendje shumë më të mirë se sot, e më pas iu referua infrastrukturës në Slloveni.

“Ne ndërtuam një stadium me 16,000 deri në 18,000 ulëse në Lubjanë. Por kjo është e diskutueshme sepse kur luan kombëtarja është plot, përndryshe është bosh dhe ky është një problem i madh. Përdoret nga Olimpija. Zagrebi është akoma më i madh, mund t’ju duhet një kapacitet prej rreth 30,000”.

Në fund, Gliha ka komentuar edhe rezultatin e ndeshjes për titull në kampionatin elitar kroat mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.

“Si anëtar i Dinamos, normalisht kam bast për Dinamon, por nuk do të jetë e lehtë sepse Hajduk ka vërtet një ekip të mirë, Hajduk ka një ekip shumë më të mirë” – tha Gliha, ish-trajner i Kosovës./Lajmi.net/

Next Post

Formacioni më i mirë i Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.