• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gliha për fitoren ndaj Izraelit: U ndjeva pak fajtor që i mundëm

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, duket se nuk ka pasur vetëm gëzim gjatë fitores së Izraelit.

Kosova fitoi në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1:0, me golin e Milot Rashicës, shkruan lajmi.net.

Gliha në një intervistë për mediumin kroat “Jutarnji”, ku ka shprehur keqardhje për humbjen e Izraelit.

“E di që do të tingëllojë e çuditshme, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësia e fitores, disi u ndjeva pak fajtor që i mundëm”, tha Gliha.

Ai ka lavdëruar lojën e “Dardanëve”, pavarësisht fushës.

“Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata një me një me portierin, por portieri izraelit Glazer ishte i mrekullueshëm. Nuk kam parë portier më të mirë që një kohë të gjatë. Ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tri prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

Zvicra kryeson grupin, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45, derisa me Bjellorusinë takohet më datë 21 nëntor 2023, nga po e njëjta orë. /Lajmi.net/

Next Post

Ja skenari që çon Kosovën në Gjermani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.