Trajner i ri, por uri dhe e njëjta dëshirë për të dominuar dhe fituar trofe te Bayern Munich.
Rekordmenët e futbollit gjerman do të drejtohen nga Vincent Kompany prej sezonit të ardhshëm.
Dhe Serge Gnabry, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, e vlerëson shumë ish-kapitenin e Belgjikës dhe Manchester Cityt.
“Kam zhvilluar që në fillim një bisedë të këndshme dhe relaksuese me trajnerin. Folëm lirshëm me njëri-tjetrin.
Më pëlqen shumë. Më pëlqejnë diskutimet që zhvillon me skuadrën, gjithashtu edhe seancat stërvitore janë argëtuese”.
Nuk mungon një koment për francezin Olise, për shërbimet e të cilit drejtuesit e Bayernit paguan rreth 60 milionë euro te Crystal Palace.
Të dy lojtarët aktivizohen në krahun e djathtë të sulmit, por 29-vjeçari i lindur në Stuttgart nuk e cilëson problem konkurrencën për një fanellë titullari.
“Konkurrenca sjell vetëm të mira. Luaj futboll profesionist prej 10 vitesh, e di mirë se çfarë më pret.
Çdo vit vijnë lojtarë të rinj, çdo vit skuadra përforcohet, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Të gjithë në e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Le të përqendrohemi të vetja dhe të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri“, theksoi Gnabry.