Në emisionin “Favorit” në T7, ndër temat e shumta që u diskutuan, u fol edhe për formën e jashtëzakonshme të Granit Xhakës dhe të Bayer Leverkusenit të drejtuar nga trajneri Xabi Alonso.
Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi e analizoi formën e yllit kosovar, duke insistuar se ai momentalisht ka aftësi individuale më të mira se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos.
Gjithashtu, trajneri karizmatik kosovar bëri shaka duke i kujtuar përballjet e Zvicrës me Kosovën, ku Xhaka nuk kishte shkëlqyer pasi dukej se nuk angazhohej maksimalisht.
“Shyqyr qe s’po lun si kundër Kosovës se as në ligë të gjashtë të Gjermanisë s’un lun”, u shpreh duke buzëqeshur Munishi.