• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Godet” presidenti i Atleticos: Mbappe? Kemi fituar dy tituj me Messin e Ronaldon kundërshtarë

19/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atlético e Madrid i është rikthyer punës parasezonale në një moment kur janë larguar disa futbollistë, por kanë munguar blerjet.

Enrique Cerezo, president i “Colchoneros”, garantoi se nuk ka asnjë arsye që tifozët e tij të shqetësohen dhe e snoboi goditjen e madhe të rivalit të tij në këtë merkato verore… ardhjen e Kylian Mbappésë te Reali i Madrid.

“Ne, të gjithë, duhet të jemi këmbëngulës me atë që kemi dhe me mundësitë që kemi. Ka klube që kanë më shumë se ne dhe të tjera kundër të cilave ne kemi më shumë. Në 12 vitet e fundit ne kemi arritur një vend në Evropë, të cilin shumë pak ekipe nga pesë ligat e mëdha e kanë arritur në këtë kohë dhe mbi të gjitha, të mendosh se në këto liga që kanë kaluar, ajo spanjolle ishte një nga më të fortat. Me Messin dhe Cristianon kundërshtarë, Atlético fitoi dy kampionate”.

Në lidhje me largimin e Álvaro Moratas drejt Milanit, ku do të jetë nën urdhrat e Paulo Fonsecas, Cerezo zbuloi se nuk i ka vënë asnjë pengesë:

“Ai vendosi të largohej, nuk i hapëm asnjë problem. Të gjithë luajnë ku duan të luajnë, ndaj nuk ka pasur asnjë problem. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, kapiten i kombëtares dhe do të jetë i suksesshëm te Milani”.

Next Post

​Danimarka mbetet pa trajner

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.