Wednesday, 28. January 2026
Sport

Goditja e parë e verës, Milan transferon e yllin e La Liga për 30 milionë euro

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas transferimit të Niclas Fullkrug, Milan po përpiqet të nënshkruajë edhe me një sulmues anësor këto ditë të fundit të mbetura nga afati i merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt.

Megjithatë, drejtuesit kuqezi kanë filluar të mendojnë që tani ëpr sezonin e ardhshëm dhe përforcimet që planifikojnë të kryejnë gjatë merkatos së verës.

Nga Spanja, zbulojnë se objektivi i Milanit për të forcuar qendrën e mbrojtjes në verë është David Affengruber, austriaku që po shkëlqen me Elche-n në La Liga.

Gazetari spanjoll Angel Garcia, në kanalin e tij zyrtar në Youtube, zbulon se qendërmbrojtësi austriak është emri i parë në listën e drejtuesve kuqezi.

Kontrata e tij me klubin e La Ligës skadon në vitin 2027, ndërsa klauzola e lirimit të tij gjatë verës së ardhshme është 30 milionë euro.

Përveç Milanit, për austriakun ka interes konkret edhe nga Atletico Madrid dhe Manchester United.

Teilen: