Newcastle siguron shërbimet e Harvey Barnes.
Bardhezinjtë, që këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të majtë nga Leicester City.
Akordi është arritur mbi bazën e 44 milionë eurove. 25-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e Premier League.
Barnes është përforcimi i dytë për skuadrën e Eddie Howe, pas Sandro Tonalit (Milan).
Newcastle bleu edhe kartonin e 19-vjeçarit Yankuba Minteh për 8 milionë euro nga danezët e Odenes, por e ka huazuar sulmuesin afrikan te Feyenoordi.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Harvey Barnes nga Leicester City për një marrëveshje pesëvjeçare. Mirë se vini në Neëcastle United, Harvey!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.