• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goditje e bujshme e Barcelonës

26/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës.

Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo Deportivo” e kanë bërë sot fakt të kryer firmën me Xhonatan Tah, qendërmbrojtësin gjerman të Bajer Leverkusen.

Sipas tyre, futbollisti të cilit i përfundon kontrata me klubin gjerman në verë, do t’u bashkohet katalanasve në fillimin e sezonit të ardhshëm, me objektivin për t’u kthyer në një pikë fikse të prapavijës së kësaj skuadre.

Prania e Flik në pankinën e Barcelonës mendohet se ka ndihmuar në arritjen e këtij akordi me lojtarin të cilin praktikisht e synonte çdo klub i madh i Europës, pasi është një garanci për prapavijën, siç e ka treguar vazhdimisht me Leverkusenin dhe përfaqësuesen gjermane. Akordi është arritur që në fillimin e dhjetorit, kur Deko dhe përfaqësuesit e lojtarit janë takuar në Leverkusen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ky mund të cilësohet si një sukses i madh për katalanasit, të cilët kanë probleme financiare e nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të siguruar futbollistë të tillë cilësorë.

Next Post

Për “pazar” në Serie A, PSG kërkon “bomberin” e Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.