Wednesday, 29. July 2026
Sport

Goditje e dyfishtë për Chelsea, Welbeck-Henderson pranë firmës me blutë e Londrës

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea i trajnerit Xabi Alonso duket se kërkon më shumë eksperiencë në skuadër dhe aktualisht është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me dy emra të njohur të Premier League.

Sulmuesi Danny Welbeck dhe mesfushori Jordan Henderson janë vetëm një hap larg bluve të Londrës. Lojtarët e vitlindjeve 1991 dhe 1990 kërkohen për të injektuar mentalitetin fitues dhe shpirtin e duhur te një skuadër e mbushur me talent, që duhet të kanalizohet për të shkuar te trofetë.

Welbeck ka luajtur më parë për Manchester United, kurse Henderson ka mbajtur shiritin e kapitenit te Liverpool, duke qenë një nga liderët e tij në kohët më të mira.

Teilen: