• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goditje e rëndë për Atalantën! Skamaka dëmton ligamentet, operacioni i tij prish planet e merkatos së…

05/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta parashikohej ta niste këtë sezon në Serinë A si një prej skuadrave që do të luftonte me Interin për titullin kampion. Por për bergamaskët, ky plan mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm, pasi kanë humbur një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Në miqësoren e djeshme ndaj Parmës, sulmuesi Xhanluka Skamaka la fushën e lojës i dëmtuar dhe u pa menjëherë që kishte një problem të rëndësishëm. Testet e sotme kanë konfirmuar një dëmtim të ligamentit kroçiat, që do të thotë se sulmuesi do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale dhe do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2025.

Ky dëmtim sigurisht që do të vështirësojë punën e bergamaskëve dhe të trajnerit Gasperini, ndërsa do të rishikohen edhe planet e merkatos. Largimi i Kopmainers drejt Juventusit tashmë nuk duket edhe aq i sigurt, pasi kështu Atalanta do të humbte një tjetër lojtar të rëndësishëm në fazën ofensive.

Ndërkohë, duhet ndërhyrë në merkato edhe për të zëvendësuar Skamakën me një lojtar të ngjashëm, për të mos ndryshuar përsëri mënyrën e lojës së ekipit që ishte përshtatur mirë me këtë lloj skeme.

Next Post

Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.