• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goditje e rëndë për talentin shqiptar – Leart Kabashi jashtë fushave për disa muaj

16/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Zvicra për të gjithë dashamirët e futbollit dhe veçanërisht për tifozët e Grasshopper Club Zürich.
Leart Kabashi, talenti 17-vjeçar shqiptar që konsiderohet si një nga lojtarwt premtues të akademisë së klubit, do të mungojë për disa muaj për shkak të një dëmtimi serioz.

Mesfushori qendror, i cili sezonin e kaluar bëri debutimin në Superligën zvicerane dhe arriti të shënojë një gol në vetëm tre paraqitje, pritej të ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës këtë sezon.
Gjatë një stërvitjeje në kampin përgatitor në Crans-Montana javën e kaluar, Kabashi pësoi një frakturë në kockën e mesit të këmbës (metatars), një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për rreth tre muaj. Kjo do të thotë se rikthimi i tij pritet të ndodhë jo më herët se mesi i tetorit.

Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë për Kabashin, i cili ishte në prag të një shpërthimi në ekipin e parë dhe konsiderohej si një pjesë kyçe e së ardhmes së Grasshopper. Tani, fokusi i tij do të jetë në rikuperimin dhe rikthimin sa më të shpejtë dhe të plotë në fushë.

Next Post

Modric: Kam qenë tifoz i Milanit që kur isha fëmijë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.