• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goditje në janar, Milani gati të afrojë zëvendësuesin e Teo Hernandez

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë merkatos së verës, Milani u bë protagonist, mbi të gjitha për sa u përket të ardhurve, por pati shitje si ajo e Fode Balo Turesë që nuk u kompensuan. Aktualisht, Teo Hernandez ka si zëvendësues të riun Bartesagi dhe boshllëku bëhet më i dukshëm tani që francezi është i skualifikuar siç do të ndodhë ndaj Juves.

teo hernandez

Teksa Pioli mendon për zgjidhjet taktike në kuadër të supersfidës së të dielës, siç raportohet nga “Sportmediaset”, drejtuesit kuqezi mund të vënë bast për Huan Mirandën.

huan miranda

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, tani në organikën e Betisit, shihet si profili ideal. Anësori spanjoll më pas do të bëhej zëvendës i Teo Hernandezit në radhët e kuqezinjve.

Atij i skadon kontrata në qershor, por Milani mund të përshpejtojë operacionin duke ofruar disa miliona euro. Kjo për arsye sepse Barcelona kërkon rikthimin e djaloshit, i cili deri në vitin 2019 ishte pjesë e ekipeve zinxhir të katalanasve.

Aktualisht 23 vjeç dhe në “xhiron” e kombëtares spanjolle, ai numëron mbi 120 ndeshje si profesionist dhe tetë gola, ndër të cilët katër vetëm me Betisin, ku militon që prej sezonit 2020-‘21.

Në sezonin aktual, Miranda ka luajtur pesë herë në kampionat dhe një herë në Ligën e Europës për një total prej 363 minutash.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Së shpejti nis edhe Liga e Shkollave të Mesme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.