Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje.
Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë.
Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë gati dhuratën e parë për Allegrin.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan në janar synon transferimin e Dusan Vlahovic nga Juventusi.
Vlahovic ka realizuar 4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje të zhvilluara me Zonjën e Vjetër këtë sezon.
Sulmuesit serb i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në janar Milan mund ta transferojë për vetëm 10 milionë euro.