Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Torinos në shtëpi. Në këtë sfidë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Berat Gjimshiti, por goli i shqiptarit nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët zikaltërve.
Kapiteni i Kombëtare shqiptare, realizoi një paraqitje spektakolare, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë tek Atalanta. 31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.
Në fund të sfidës, Gjimshiti u vlerësua me notën 8.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
PANORAMASPORT.AL