Friday, 10. April 2026
Sport

Gol dhe asist, “show” i Bajramit me Sassuolon

GS 06/04/2024 1 Min. Lesezeit

Nedim Bajrami është rikthyer protagonist me Sassuolon në Serie A. Mesfushori i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Salernitanës në transfertë.

Bajrami shënoi golin e dytë për të tijtë në minutën e 44 pas një kombinimi me Pinamontin ndërsa më herët kishte dhuruar asistin në golin e avantazhit në golin e Lauriente.

Edhe disa minuta më parë Bajrami ishte protagonist në një aksion goli që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Teilen: