Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Barcelonës.
Shakhtar Donetsk ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Barcelonës, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin e Hamburgut në Gjermani, shkruan lajmi.net.
Sikan ka realizuar gol fantastik me kokë në minutën e 40-të të përballjes.
Sfida mes Shakhtarit dhe Barcelonës është në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/