Thursday, 29. January 2026
Sport

Gol i pazakontë nga futbollistja e Kosovës, çmend turqit

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një gol aspak i zakontë është shënuar në derbin e ligës turke mes Besiktasit dhe Fenerbahces.

Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare.

Bëhet fjalë për lojtaren e Besiktasit, Donjeta Halilaj, e cila arriti që me dinakëri t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për ta ngushtuar rezultatin në 2:3, në minutat shtesë të lojës.

Ajo nuk u gëzua fillimisht derisa gjyqtarja e drejtoi dorën tek mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt.

Ekipi kundërshtar u ankua tek referja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj.

Ky gol e ka bërë xhiron në internet pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.

Teilen: