Sunday, 15. March 2026
Sport

Gol në sekondat e fundit, ekipi shqiptar barazon në ndeshjen e parë të UEFA Conference League

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Egnatia ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Ararat-Armenia, e vlefshme për kualifikim në UEFA Conference League.

Golin e barazimit skuadra shqiptare e realizoi në minutat e fundit për rezultatin 1 me 1. Realizator i golit ishte Dwamena, shkruan Lajmi.net

Dwamena shënoi pas një tollovie në zonën e 16-metërshit dhe ishte rasti i fundit në këtë takim.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet javën tjetër në Shqipëri./Lajmi.net/

  


Teilen: