Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa mbrëmjen e sotme “rrëmbeu skenën”, me një supergol, në duelin ndaj Keciorenguçusë të Odise Roshit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Kajserispor në minutën e 58-të.
Për Seferin ky ishte goli i 12-të në 16 javë kampionat në Ligën e Parë turke, duke u shndërruar në yllin e skuadrës.
30-vjeçari gjithashtu ka dhënë edhe dy asiste. Kayserispori këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në elitë, duke ndarë kryesimin së bashku me Bursasporin.
GOLI I SEFERIT: VIDEO
Teilen: