Sezoni i ri i Bundesliga-s ka nisur me një fitore dramatike për kampionët në fuqi, me Leverkusn që ka mundur 3-2 në transfertë Borussia Monchenglabach.
Sfida e luajtur në Borussia-Park ka dhuruar gola dhe emocione në 45 minutat e para.
Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të me një super gol nga distanca. Një gjest teknik që ka mahnitur edhe trajnerin Xabi Alonso.
🚨🇩🇪 GOAL | Mönchengladbach 0-1 Bayer Leverkusen | Xhaka
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM XHAKA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/Qj1eg1ayuQ
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 23, 2024
Në të 38-ën ka ardhur edhe dyfishimi ia avantazhit nga miqtë, me Wirtz që nuk ka falur pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë.
Vendasit kanë ngushtuar diferencat në minutën e 44-t, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli.
Në 45 minutat e dyta ka ardhur kundërpërgjigjja e M’Gladbach, që ka ngushtuar fillimisht diferencat me Elvedi-n në minutën e 59-të dhe më pas ka barazuar rezultatin me Kleindienst në të 85-ën.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i fitores për ekipin e Alonso-s, i shënuar nga Wirtz në minutën e 101-të, me yllin gjerman që ka dërguar topin në rrjetë pasi ka gabuar penalltinë.