• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gola magjikë nga goditja e dënimit, Deklan Rajs: Do ta kujtoj për vite me radhë si arrita ti shënoja Realit…

09/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Deklan Rajs ka qenë figura qendrore e Arsenalit në suksesin 3- 0 të “Topçinjve” dje në mbrëmje.DEKLAN RAJSMesfushori i kombëtares angleze ka shënuar dy gola spektakolarë me goditje dënimi. Ai është bërë lojtari i dytë në histori që i shënon dy gola me goditje dënimi në një ndeshje të vetme në Europë ekipit të bardhë. Dy gola që e kanë shpallur atë dhe lojtarin e ndeshjes. Vetë ai, duke folur për mediat angleze, ka nënvizuar se kjo do të jetë një mbrëmje që do ta mbajë mend gjatë ndër vite.

“Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme nga ana jonë. Kemi bërë gjithçka si duhet çfarë na ka kërkuar trajneri. Ishim të bindur për ta fituar ndeshjen. Sigurisht që tani ta thuash pas takimit është më e thjeshtë, por ne ishim të bindur se mund t’ia dilnim. E kemi dominuar kundërshtarin dhe duhej të kishim shënuar që në pjesën e parë”, tha fillimisht Rajs.

Më pas ai ka komentuar dy golat magjikë nga goditja e dënimit.

“Unë përpiqem gjithnjë të kaloj barrikadën dhe më pas shpresoj që topi të shkojë në portë. Në golin e parë, ideja fillestare ishte të krosonim, por pashë vendosjen e murit dhe pozicionin e portierit dhe zgjodha të godas direkt në portë. Te goli i dytë godita më me vetëbesim. Jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur. Jam i bindur se do ta kujtoj për shumë vite këtë mbrëmje”, deklaroi mesfushori i “Topçinjve”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vendosi dy rekorde në garën e Suzuka-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.