• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Golashënuesi më i mirë në La Liga 2, Uzuni fiton çmim nga gazeta “Marca”

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sapo u kthye në Spanjë nga angazhimi me ku arriti edhe një sukses fantastik drejt kualifikimit në Europian, Myrto Uzunin e ka pritur një çmim i dhuruar nga prestigjozja spanjolle “Marca”.

Sulmuesi kuqezi merr këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë sezonin që kaloi.

Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, edhe Robert Lewandowskit.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, Uzuni është shprehur: “I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Piçiçi’ dhe nesër (sot), përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh. Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.

Sot në mbrëmje Granada e tij do të përballet me Alaveshin në transfertë, me ndeshjen që do të nisë në orën 21:00.

Next Post

FOTO/ Lamine Jamal shfaqet si kurrë më parë, nuk e fsheh admirimin për Lionel Mesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.