Golat dhe asistimet: shifra absolutisht vendimtare në ekonominë e një 3-2. Olivie Zhiru është bërë i famshëm si specialist i shkëlqyer i goditjeve me kokë. Por ndaj Frozinones shënoi një gol që nuk ishte aspak i thjeshtë.
Kishte vetëm një mundësi: shtyllën e parë, atë më të afërt, sepse duke synuar të dytën ndoshta nuk do të ishte në gjendje t’i jepte topit forcë të mjaftueshme. Problemi është se shtylla e parë ishte aty ku ishte pozicionuar portieri. Megjithatë 37-vjeçari arriti të gjente trajektoren më efektive: e goditi fort, e çoi sa më pranë shtyllës. Dhe Turati e gjeti në duart e tij kur topi ishte mbi vijën fatale.
Kartolina e dytë: asist për Gabian. Gjetje kohë perfektë dhe një top i pasur që duhej vetëm të shtyhej në rrjetë. “Djalli” barazoi sërish dhe Olivie festoi si i çmendur sikur të kishte shënuar. Në sezonin e tij ka gjithsej 12 gola dhe 8 asiste. Pjesëmarrja në 20 gola nga 56 golat e përgjithshëm të kuqezinjve, do të thotë se francezi kishte një dorë në një të tretën e golave të ekipi. Saktësisht: 35.7 për qind. Në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në të cilat zbriti në fushë ai shënoi 7 gola dhe dha 5 pasime vendimtare.
SHIFRAT – Pastaj ka një statistikë kontinentale: Numri 9 kuqezi është një nga katër lojtarët në pesë turnetë e mëdha evropiane me të paktën 8 gola të shënuar (11 për të) dhe të paktën tetë asiste: të tjerët janë Salah, Uotkin dhe Saneé. Në Serinë A ai ka 11 dhe me këtë ritëm po fillon të shënojë sezonin e tij më të mirë si kuqezi për sa i përket golave. Sezonin e kaluar e mbylli me 13, të parin me 11.
Në tre vjet e gjysmë me Çelsin nuk i kaloi kurrë 8. Për të gjetur diçka për të përmirësuar me të vërtetë, duhet të kthehemi në 16 realizime në vitet Arsenalit 2015- 16. Por në realitet ka një tjetër fakt që e bën me të vërtetë Zhirunë një lojtar të veçantë jo vetëm për Milanin, por për të gjithë kampionatin: ai ndaj Gabia ishte pasimi i tij i tetë fitues në këtë Serie A dhe Olivie është në krye të renditjes të asistuesve në Itali. Dhe të mendosh se është qendërsulmues në profesion.
PANORAMASPORT.AL