• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Golden Eagle Yllit sfidon Pejën

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndeshjeve çerekfinale të Kupës, skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll në fundjavë luajnë ndeshjet e radhës kampionale.

Xhiroja e 11-të hapet me derbin mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga orën 17:00 në Suharekë.

Asnjëra skuadër nuk është në pozitën që e synon.

Peja është e katërta me bilanc prej pesë fitoresh e pesë humbjesh.

Bilanc të njëjtë ka edhe Ylli që renditet i pesti.

Derisa Peja e mposhti Prishtinën në çerekfinalen e parë të Kupës, Ylli pësoi humbje të thellë nga Vëllaznimi në Gjakovë.

Suharekasit ende nuk kanë stabilitet në rezultate, ndërsa një fitore ndaj Pejës do të shërbente shumë në këtë qëllim.

Të shtunën është edhe ndeshja mes Borës e Bashkimit, që fillon në orën 19:00.

Ekipi prizrenas është favorit i madh.

E mposhti Borën në mesjavë për Kupë dhe tani synon pikë të reja në kampionat.

Bashkimi është i dyti me bilanc prej tetë fitoresh e dy humbjesh, bilanc që e ka edhe Trepça e vendit të parë.

Bora e Prishtinës ka një fitore deri më tani e plot tetë humbje. Një ndeshje nuk e ka zhvilluar ende.

Next Post

Fundjava nis keq për Ferrarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.