Tuesday, 19. May 2026
Sport

Golden State “fluturon” me 52 pikët e Curryt

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Fitorja e tretë radhazi për ekipin e Golden State, që mundi 134-125 Memphis jashtë fushe dhe konsolidon pozitat në vendin e pestë në Perëndim. Ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 52 pikë e 10 rebound, duke qenë lider për Warriors.

Rikthehet te fitorja skuadra e Milwaukee, që mundi 133-123 Phoenix. Të gjithë titullarët e skuadrës së Bucks realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 11 asist, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Booker për miqtë.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë fiton Minnesota, që mundi 140-139 Denver. Anthony Edwards me 34 pikë ishte lider për miqtë, ndërkohë që Jokic realizoi 61 pikë, 10 rebound e 10 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – Portland, 113-127

Milwaukee – Phoenix, 133-123

New York – Philadelphia, 105-91

Chicago – Toronto, 137-116

Memphis – Golden State, 125-134

San Antonio – Orlando, 105-116

Denver – Minnesota, 139-140

Teilen: