Dy golat e Vedat Muriqit nuk i kanë shërbyer Mallorcës për të marrë tri pikët në Barcelonë kundër Espanyolit, por në planin personal do të thonë shumë për bomberin nga Prizreni.
Mediet spanjolle kanë evidentuar faktin se Muriqi me golat e shënuar në katalonjë ka arritur Víctor Casadesús, i cili është goleadori i tretë më i mirë i ekipit ishullor në Primera Division me 37 gola të shënuar.
Tashmë Muriqi, i cili rinovoi këtë vit kontratën me Mallorca-n deri në 2029-ën, do të jetë i motivuar përpara portës rivale pasi dy legjendat e klubit siç janë Juan Arango dhe Samuel Eto’o nuk janë larg.
Respektivisht me 45 dhe 54 gola dy ish-lojtarët e Mallorca janë në shënjestrën e “Piratit”, i cili do të ketë ndeshje mjaftueshëm në dispozicion për t’u shndërruar në goleadorin historik të ekipit të Ishujve Balneare në La Liga.